Lewandowski, sfidë me Bellingham për golashënuesin më tӕ mirë në Spanjë

Lewandowski, sfidë me Bellingham për golashënuesin më tӕ mirë në Spanjë

20:47, 24/11/2023

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka marrë çmimin “Pichichi” për sezonin 2022-2023 të enjten në mesditë për 23 golat e tij të shënuar në La Liga.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ana, sulmuesi polak ka fituar çmimin e tij të parë si golashënuesi më i mirë që në sezonin e tij të parë me Barcelonën.

Golat e tij ishin vendimtarë për katalanasit për të ngritur titullin dhe, çuditërisht, asnjë nuk ishte nga pika e penalltisë.

Polaku, i cili në Bundesligë kishte qenë golashënuesi më i mirë në tetë sezone radhazi, foli në spanjisht për të falenderuar pjesëmarrësit dhe dhënësit të trofeut të tij të parë si golashënuesi më i mirë në La Liga.

“Dua të falenderoj familjen, ekipin, trajnerin dhe stafin tim. Ishte shumë e rëndësishme të përshtatesha shpejt me ekipin, të gjithë më ndihmuan që në fillim. Ne (Barcelona) fituam La Ligën, Superkupën dhe tani ky trofe si golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar. Jam shumë i lumtur”, tha Lewandowski, duke buzëqeshur.

Por në ndryshim nga sezoni i kaluar, ky sezon ka qenë më pak rezultativ për sulmuesin.

I kushtëzuar dhe nga dëmtimet e pësuara, ai është i katërti në renditjen e golashënuesve më të mirë.

Kur është luajtur diçka më shumë se 1/3 e sezonit, listën e kryeson Jude Bellingham me 10 gola, por Lewandowski nuk e ka thënë ende fjalën e tij.

Ai ka premtuar garë deri në fund me yllin e Realit të Madridit dhe kandidatët e tjerë. “Sezoni është i gjatë. Është shumë e vështirë të shënosh shumë gola në kampionat, por ne jemi Barcelona dhe duam të fitojmë dhe të arrijmë shumë gola”, tha ai.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco