Kualifikimi në Euro 2024, Bajrami: Rëndësi ka festa, kemi punë përpara

Kualifikimi në Euro 2024, Bajrami: Rëndësi ka festa, kemi punë përpara

23:10, 20/11/2023

 

Pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian si vend i parë, dha mendimin e tij mesfushori Nedim Bajrami.

“Vuajtëm sepse nuk kishim hapësira, ata mbrojtën shumë mirë. Patë raste, por duhet të ishim më të qartë. Rëndësi ka që u kualifikuam dhe zumë vendin e parë. Ishin më kompakt mbrapa ata. Ne duhet të ishim më të qetë me topin. Duhet të punojmë dhe të shikojmë përpara.  

Kemi akoma punë deri në Gjermani. Me Silvinjon kemi bërë punë shumë të mirë dhe jemi skuadër shumë e fortë. E rëndësishme është të festojmë”, u shpreh Bajrami.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco