Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë Tiranë, policia blindon të gjithë zonën

Festojnë Laçi e Tuci, Sparta e Pragës triumfon në Kupën e Çekisë

Festojnë Laçi e Tuci, Sparta e Pragës triumfon në Kupën e Çekisë

20:39, 22/05/2024

 

Festojnë sërish Qazim Laçi dhe Indrit Tuci. Vetëm pak ditë pas triumfit në kampionat, Sparta e Pragës ia doli të fitojë edhe Kupën e Çekisë, pasi mposhti Plzenin në finale me rezultatin 2-1.

Mbyllet kështu në mënyrë perfekte sezoni për gjigantët e kryeqytetit çek, që fituan gjithçka, duke konfirmuar se janë skuadra për t’u mposhtur, teksa një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm ka pasur padyshim edhe mesfushori kuqezi Qazim Laçi.

Ky i fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe kështu ndodhi edhe në finalen e Kupës ku qëndroi në fushë deri në fund dhe bëri një punë të jashtëzakonshme për të ndihmuar skuadrën e tij.

Nga ana tjetër Tuci iu bashkua Spartës vetëm në muajin janar dhe është aktivizuar në disa takime, por nuk ishte as në stol në finalen e Kupës, megjithatë kjo nuk e pengoi që të festojë suksesin bashkë me skuadrën.

Qazim Laçi vjen kështu me moral të lartë në prag të nisjes së grumbullimit për Europianin 2024 me Shqipërinë, ku do të provojë të tjera suksese me fanellën kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco