Pas triumfit në kampionat, djemtë e Ilir Dajës fitojnë edhe Kupën e Kosovës

Pas triumfit në kampionat, djemtë e Ilir Dajës fitojnë edhe Kupën e Kosovës

20:56, 22/05/2024

Ballkani konfirmon diktatin në futbollin e Kosovës. Pas triumfit në kampionat, skuadra nga Theranda fitoi edhe finalen e Kupës së Kosovës, duke ngritur lart një tjetër trofe.

Në finalen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, përballë Prishtinës, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi falë penalltive dhe mori një tjetër trofe këtë sezon, duke konfirmuar se mbetet skuadra për t’u mposhtur në Kosovë.

Finalja nisi mjaft mirë për Ballkanin, që gjeti golin e avantazhit me anë të Hamidit në minutën e 21-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Meriton Korenica i cili shënoi edhe golin e dytë për ekipin nga Theranda.

Vlen të theksohet se në fillim të pjesës së dytë pati edhe një ndërprerje disa minuta të finales, pasi tifozët e Prishtinës goditën portierin Ernest Koliqi.


Me rifillimin e sfidës Prishtina reagoi dhe shënoi dy gola të shpejtë me Albin Krasniqin, i cili në të 77-ën ekzekutoi saktë një penallti dhe 5 minuta më vonë riktheu baraspeshën, duke dërguar sfidën në shtesë.

Edhe 30 minutat nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin, i cili u vendos me ekzekutmin e penalltive, aty ku Ballkani shënoi 4 nga 5 goditjet dhe gaboi vetëm me Tolajn, ndërsa kryeqytetasit shënuan vetëm dy gola nga 4, duke gabuar me Mujën dhe Krasniqin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco