Spanja bind ndaj Gjeorgjisë dhe shkon në EURO 2024, Skocia mban vendin e dytë

Spanja bind ndaj Gjeorgjisë dhe shkon në EURO 2024, Skocia mban vendin e dytë

22:46, 19/11/2023

 

Spanja bind me fitoren 3-1 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve dhe shkon në EURO 2024 si kokë e Grupit A.

Sfida e luajtur në “Estadio Jose Zorrilla” u zhbllokua në minutën e 4’ me Le Normand që zhbllokoi takimin dhe kaloi vendasit në avantazh.

Miqtë u kundërpërgjigjën shpejt dhe barazuan me Kvaratskhelia-n në minutën e 10’.

Kjo ndeshje nuk përfundoi aspak mirë për talentin e Spanjës, Gavi, i cili u dëmtua dhe la fushën mes lotëve në minutën e 26’.

Takimi vazhdoi me barazmin 1-1 deri në minutën e 55’, kur Torres riktheu Spanjën në avantazh.

Ndërsa një autogol i Lochoshvili në minutën e 72’ vulosi fitoren 3-1 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë.

Kështu Spanja shkon në Europianin Gjermani 2024 si kokë grupi me 21 pikë, teksa Gjeorgjia i mbyll këto kualifikuese në vendin e katërt të Grupit A me vetëm 8 pikë.

Skocia nga ana u nda me barazimin 3-3 me Norvegjinë, duke u kualifikuar me 17 pikë, teksa Norvegjezët i mbyllën këto eliminatore në vend të tretë me 11 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco