Mposht Sinner në 'ATP Finals', Djokovic vendos rekord dhe parakalon Federer

Mposht Sinner në 'ATP Finals', Djokovic vendos rekord dhe parakalon Federer

22:43, 19/11/2023

 

Novak Djokovic mposht Jannik Sinner në finalen e më të mirëve në Torino, në “ATP Finals”, duke vazhduar të thyejë rekorde pas rekordesh.

Numri 1 i botës fitoi me rezultatin 0-2 ndaj italianit, ndërsa të dy setet u morën nga tenisti 36-vjeçar, me rezultatet 3-6, 3-6.

Për një gjysmë set nuk pati asnjë ndeshje mes Djokovic dhe Sinner, me kampionin që u shfaq i pamëshirshëm në shërbimet e realizuara.

36-vjeçari u tregua shumë i ftohtë dhe i saktë në momente të vështira, duke bërë diferencën, ndonëse po shfaqte edhe pak shenja lodhjeje.

Pas këtij triumfi, Djokovic numëron shtatë fitore në “ATP Finals” në 2008, 2012, 2013, 2014, 2015, 2022, dhe i fundit 2023, duke mbajtur fort fronin e më të mirit, ndërsa lë pas Roger Federer me gjashtë fitore në këtë kompeticion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco