Belgjika shkon në EURO 2024 si kokë grupi, Azerbajxhani i De Biasit  mbetet jashtë

Belgjika shkon në EURO 2024 si kokë grupi, Azerbajxhani i De Biasit mbetet jashtë

21:55, 19/11/2023

 

Belgjika “shkatërron” Azerbajxhanin shkon si kokë të Grupit F në Euro 2024, ndërsa skuadra e Gianni De Biasit e mbyll këtu këtë rrugëtim

Sfida e luajtur në “King Baudouin Stadium” u zhbllokua në minutën e 17’, me sulmuesin e Romës që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe u dha avantazhin vendasve.

Si të mos mjaftonte goli i pësuar, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Lukakut, Israfilov mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e Gianni De Biasi-t me dhjetë lojtarë.

Në minutën e 26’ Lukaku shënoi golin e dytë, në minutën e 30’ realizoi triplet, teksa vetëm shtatë minuta më pas bëri “poker”.

Pjesa e parë mund të kishte shkuar edhe në 5-0, por goli i Castagne në minutën e 45+2’ u anulua për pozicion të parregullt, pas verifikimit në VAR.

Pjesa e dytë u shfaq disi më e vakët dhe pavarësisht dominimit, Belgjika gjeti vetëm një herë rrugën drejt rrjetës me Trossard në minutën e 90’, duke bërë që kjo ndeshje të mbyllej me rezultatin 5-0.

Pas ndeshjes së fundit kualifikuese, Belgjika shkon në Europianin Gjermani 2024 si kokë e Grupit F, teksa Azerbajxhani i De Biasit kthehet në shtëpi.

Ndërkohë Austria është skuadra tjetër e Grupit F që shkon në EURO 2024, duke mbetur jashtë përveç Azerbajxhanit edhe Suedia e Estonia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco