Suedia i mbyll kualifikueset me fitore, 'skandinavët' mundin pastër Estoninë

Suedia i mbyll kualifikueset me fitore, 'skandinavët' mundin pastër Estoninë

21:20, 19/11/2023

 

Suedia e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë fazë eleminatoreshe të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa në “Friends Arena” të Solnas kanë mundur me rezultatin e pastër 2 me 0, përfaqësuesen e Estonisë.

Kështu, nga një gol në secilën pjesë ka mjaftuar për djemtë e teknikut Janne Andersson, teksa fillimisht ishte mesfushori i Copenhagen, Victor Claesson, i cili gjeti rrugën e rrejtës në minutën e 22-të të sfidës dhe në minutën e 55’-të Claesson bëhet sërish protagonist por kësaj radhe, si “ndihmës”, duke asistuar për “fantazistin” e RB Leipzig, Emil Forsberg, i cili në një përballje 1 me 1 me portierin kundërshtar, nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë.

Përsa i përket renditjes në grupin F, vendi i parë shkon për Belgjikën, me “Djajtë e Kuq”, që e mbyllën fushatën e kualifikueseve në vendin e parë të renditjes, me 20 pikë. Menjëherë pas tyre vjen Austria me 19 pikë, Suedia me 10 pikë, Azerbajxhani me 7 pikë dhe Estonia me 1 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco