Premtimi i Shaqirit: Dua të shënoj dhe të festoj, por jo në mënyrë të tepruar

Premtimi i Shaqirit: Dua të shënoj dhe të festoj, por jo në mënyrë të tepruar

21:33, 17/11/2023

 

Zcivra pret Kosovën në Bazel me synimin e vetëm fitoren, që do t’i siguronte biletën për në “Gjermani 2024”. Matematikisht edhe Kosova është në lojë, por duhet të të fitojë si me Zvicrën dhe me Bjellorusinë dhe helvetët të humbin edhe me Rumaninë, që të vijë mrekullia.

Interesant fakti që në 3/4 -tat e stadiumit të Baseli do të “zaptohet” nga tifozët kosovarë, çka bën që dardanët të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Në konferencën për shtypin para ndeshjes, Xherdan Shaqiri, premtoi se do të bëjë më të mirën për ta fituar ndeshjen, sepse dëshiron të jetë në finalet e Europianit.


“Me të vërtetë dua të fitoj dhe të jem në gjendje të festoj në fund të kësaj ndeshjeje speciale. Dhe sigurisht edhe të shënoj gola, sepse më pëlqen të shënoj gola për Zvicrën. Do të gëzoj, sigurisht, por jo në mënyrë të tepruar, në respekt të Kosovës.”

Ajo që ra në sy gjatë konferencës për shtyp ishte fakti që nuk kishte përkthyes, detyrë që e mori përsipër Shaqiri për pyetjet e gazetarëve kosovarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco