Berisha: Rrugëtimi sapo ka nisur, të nderojmë fanellën kuqezi në Gjermani

Berisha: Rrugëtimi sapo ka nisur, të nderojmë fanellën kuqezi në Gjermani

21:02, 17/11/2023

 

Etrit Berisha nuk i fsheh emocionet që për herë të dytë do të ketë mundësi të mbrojë portën kuqezi në një Kampionat Europian, teksa mes festës, paralajmëron surpriza edhe në Gjermani.

Si ndjeheni që do të luani një tjetër Europian?

Me të vërtetë një ndjenjë fantastike Kemi bërë një rrugëtim shumë të gjatë dhe të mundimshëm, por ia ka vlejtur gjithçka. I uroj të gjithë çunat dhe të gjithë shqiptarët, pasi kemi bërë diçka fantastike.

E kishit menduar një tjetër Europian?

Absolutisht që po. Gjithmonë kemi bërë maksimumin dhe këtë herë ia dolëm. Rrugëtimi sapo ka filluar dhe tani do të mendomë për Europianin e Gjermanisë.

Cili ka qenë Europiani më i vështirë për t’u arritur?

Sigurisht që ai i pari ishte më i vështirë, pasi kishim një grup shumë ët fortë dhe ishte shumë më e mundimshme për të shënuar gol. Tani kemi pasur lojtarë shumë cilësorë individualisht dhe ekipi mori zemër, ndaj e bëmë më të thjeshtë. E kemi siguruar një ndeshje para fundit dhe është më e bukur.

Cili është sekreti?

Me siguri që sekreti është grupi. Kemi një grup shumë të mirë në aspektin kolektiv dhe individual, por edhe një trajner që di të menaxhojë shumë mirë grupin. Kemi menaxhuar mirë çdo situatë dhe ia kemi dalë, tha Berisha për SuperSport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco