‘Dhamë shpirtin në fushë’, Asani: Do të shënoj supergola edhe në Europian, gëzuam të gjithë tifozët

‘Dhamë shpirtin në fushë’, Asani: Do të shënoj supergola edhe në Europian, gëzuam të gjithë tifozët

20:57, 17/11/2023

 

Pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian, foli dhe sulmuezi kuqezi, Jasir Asani.

Në një intervistë për SuperSport, Asani theksoi se do të shënojë gola të bukur edhe në Europian, ndërsa shtoi se pa tifozët asgjë nuk do të ishte e mundur.

“Jam shumë i lumtur sepse kemi gëzuar tifozët kudo që janë, pa ndihmën e tifozëve do të ishte e vështirë. Kemi sakrifikuar dhe kemi dhënë shpirtin”.

A do të shënosh supergola edhe në Europian? “As që bëhet fjalë që do të shënoj supergola edhe në Europian, por kemi një ndeshje tjetër të hënën. Do të ishte mirë që në një moment gjatë ndeshjes të pasoja te Hysaj, por kisha hapësirë për të goditur dhe provova portën. Megjithatë, jam i lumtur që u kualifikimin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco