Armando Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Europian!

Armando Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Europian!

20:28, 17/11/2023

Armando Broja i bashkohet festës kuqezi, edhe pse fizikisht nuk është në Moldavi me kuqezinjtë e tjerë. Sulmuesi i Chelsea-t ka hedhur një “story” në Instagram me mesazhin “Jermi në Europian”.

Edhe pse nuk ka mundur të japë kontribut në këto eliminatore për fanellën kuqezi, sulmuesi i Chelsea-t konsiderohet pikë referimi për Shqipërinë në finalet e “Gjermani 2024”.

Stafi teknik dhe i gjithë ambienti kuqezi shpresojnë që Broja të marrë sa më shumë minuta te Chelsea dhe të jetë në formë maksimale për eventin e madh që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco