Shqipëria në avantazh/ Seferi fiton penallti, Cikalleshi e shndërron në gol!

18:26, 17/11/2023

Shqipëria po luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.

Shqipëria ka arritur të kalojë në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 25 të pjesës së parë.

Taulant Seferi ka mundur të fitojë një 11-metërsh në minutën e 24-të dhe është Cikalleshi ai që ka ndëshkuar Moldavinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco