Starton sfida në Moldavi, Shqipëria 90 minuta larg kualifikimit për në Euro 2024

Starton sfida në Moldavi, Shqipëria 90 minuta larg kualifikimit për në Euro 2024

18:13, 17/11/2023

 

Ka staruar  ndeshja në Moldavi, Shqipëria 90 minuta larg kualifikimit në Europianin e verës së ardhshme që luhet në Gjermani

Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.

Tekniku brazilian Silvinjo nuk ka bërë ndryshime në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke preferuar të njëjtin rreshtim që i ka siguruar deri më tani suksesin, teksa rreshton në repartin e avancuar treshen Sefer-Cikalleshi-Asani.

Në minutat e para të sfidës, vendasit ngulmojnë për të mbajtur lojën pranë zonës tonë, ndërkohë, në minutën e 9' Mitaj u ndëshkua me karton të verdhë për një faull ndaj Nicolaescu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco