Daiu për SYRI TV: Sot kualifikohemi, kjo Kombëtare na bën krenarë

15:29, 17/11/2023

Në një lidhje “Skype” nga Kishinievi në “Edicionin e Mesditës” në SYRI TV, ish-mbrojtësi i Kombëtares, Përparim Daiu, foli për ndeshjen e sotme që kombëtarja do të luajë në orën 18:00 në Moldavi.

Daiu është optimist për këtë ekip, aq sa beson se sot kuqezinjtë do të presin biletën për në Europianin e Gjermanisë.

“Kjo kombëtare sot duhet të jetë me këmbë në tokë, e bashkuar si në çdo ndeshje tjetër. Sot duhet të japin maksimumin, pasi një pikë na kualifikon. Duke u bazuar në një lojë kolektive, sot të presim biletën për në Gjermani.

Çdo kombëtare ka patur vlerat e veta. Kjo kombëtare pas viteve 2000 është më e mira. Janë gërshetuar mirë të gjitha repartet. Ajo që i kënaq shqiptarët është kolektiviteti. Luhet të gjithë për një dhe një për të gjithë.

Natyrisht që Silvinjo është ai misteri që ka ditur të përzgjedhë, ka futur grintën. Ka bërë kombëtaren kaq të bukur. Në shumë pak kohë rikthehu besimin, shpresën dhe i bëri të gjithë shqiptarët të krenohen më këtë kombëtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco