Këto janë skuadrat e kualifikuara deri tani në Europian, Shqipëria shpreson t’i shtohet sot

Këto janë skuadrat e kualifikuara deri tani në Europian, Shqipëria shpreson t’i shtohet sot

11:42, 17/11/2023

Ka shkuar në plot 11 numri i kombëtareve të kualifikuara deri tani në Kampionatin Europian, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë, që është vendi organizator.

Vlen të theksohet se Hungaria dhe Sllovakia ishin dy kombëtaren e radhës që mbrëmjen e djeshme arritën të siguronin një biletë për në finalet e Europianit, teksa sot Shqipëria mund të jetë e radhës që mund të vulosë matematikisht kualifikimin.

Kuqezinjtë do të masin forcën me Moldavinë në orën 18:00, teksa 1 pikë do të mjaftonte që Kombëtarja e Silvinjos të festonte zyrtarisht kualifikimin.

Skuadrat e kualifikuara

Gjermania

Portugalia

Franca

Belgjika

Spanja

Skoci

Turqia

Austria

Anglia

Hungaria

Sllovakia

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco