VIDEO/ Messi përfshihet në sherr në sfidën e nxehtë Argjentinë-Uruguai

VIDEO/ Messi përfshihet në sherr në sfidën e nxehtë Argjentinë-Uruguai

11:19, 17/11/2023

Sparkatat, faullet e frikshme, duelet e ashpra dhe kartonët nuk munguan në Argjentinë-Uruguai, sfidë që përfundoi 0-2 për skuadrën e Marcelo Bielsas.

Tensioni nuk mungoi në mitikun “Bombonera”, teksa kampionët e botës regjistruan humbjen e parë në eliminatoret e Botërorit 2026.

Në lidhje me përplasjet e forta në fushë, ku protagonist ishte edhe Leo Messi, kapiteni i Argjentinës nuk i kurseu shigjetimet për futbollistët kundërshtarë.

“Më mirë nuk po e them atë që mendoj, po lojtarët e rinj duhet të mësojnë dhe të rriten. Uruguai ka një grup të mirë lojtarësh, por ata duhet të mësojnë nga ‘veteranët’ se çfarë është respekti.

Këto lloj ndeshjesh janë gjithmonë intensive, por respekti mes palëve nuk mungon asnjëherë. Kështu që tek Uruguai duhet ta mësojnë një gjë të tillë”, u shpreh 8 herë fituesi i “Topit të Artë”.

Në një moment përplasjeje mes futbollistëve, Messi u shfaq tepër agresiv duke kapur nga fyti Mathias Oliveran, mbrojtësin e Napolit në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco