Statistikat e sfidave me Moldavinë, Shqipëria perfekte në ndeshjet zyrtare

Statistikat e sfidave me Moldavinë, Shqipëria perfekte në ndeshjet zyrtare

10:10, 17/11/2023

Shqipëria do të sfidojë Moldavinë për herë të shtatë në histori. Kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushën e “Stadionul Zimbru” me misionin për të prerë biletën në Gjermani 2024 dhe për të ruajtur pathyeshmërinë ndaj këtij kundërshtari.

Në gjashtë duelet e mëparshme kundër Moldavisë, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore dhe një barazim, në miqësoren e gushtit të vitit 2012 në Shqipëri. Ndeshje që përfundoi në barazim pa gola. 

Ndërkohë që takimet e tjera kanë qenë për eliminatoret e Europianëve. Të pesta të fituara nga kombëtarja shqiptare.

Vlen për t’u theksuar se kuqezinjtë kanë pësuar gol nga Moldavia vetëm në një sfidë. Ishte përballja e qershorit të vitit 1995. Duel i vlefshëm për fushatën kualifikuese të Angli 1996, të cilin Shqipëria e fitoi 2-3 në Kishinjev.

Suksesi u fundit u regjistrua në qershorin e këtij viti në “Air Albania”, me djemtë e Sylvinhos që mposhtën Moldavinë 2-0 falë realizimeve të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.

Bilanci i përballjeve mes Shqipërisë dhe Moldavisë

29 mars 1995: Shqipëri-Moldavi 3-0 / Kampionati Europian

7 qershor 1995: Moldavi-Shqipëri 2-3 / Kampionati Europian

15 gusht 2012: Shqipëri-Moldavi 0-0 / Miqësore

11 qershor 2019: Shqipëri-Moldavi 2-0 / Kampionati Europian

14 tetor 2019: Moldavi-Shqipëri 0-4 / Kampionati Europian

17 qershor 2023: Shqipëri-Moldavi 2-0 / Kampionati Europian

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco