Uruguai ‘trondit’ Argjentinën, Kolumbia i shkakton Brazilit humbjen e radhës

Uruguai ‘trondit’ Argjentinën, Kolumbia i shkakton Brazilit humbjen e radhës

09:58, 17/11/2023

Gjithçka ka shkuar ters për “gjigantët” e futbollit latin, me Argjentinën e Brazilin, që kanë humbur përballjet e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror të futbollit, “Kupa e Botës 2026”, duke zhgënjyer jo pak futbolldashësit e këtyre dy përfaqësueseve.

Kështu, në “Estadio Alberto J. Armando”, të Buenos Airesit, përfaqësuesja e Uruguait i ka dhënë fund serisë së 14 fitoreve radhazi të “albiceleste”-ve, të Argjentinës, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e pastër 2-0.

Nga një gol, në secilën pjesë mjaftoi për djemtë e teknikut, Marcelo Bielsa, me “katalanasin”, Ronaldo Araujo dhe “bomberin” e Liverpool, Darëin Nunez, që shënuan nga një gol, respektivisht, në minutat 41’ e 87’, duke i shkaktuar humbjen e papritur kampionëve të botës në fuqi.

Në krahun tjetër, Kolumbia ka “përmbysur” gjithçka në “Estadio Metropolitano Roberto Melendez”, të Barankijës, përballë 5 herë kampionëve të botës, Brazilit, duke i shkaktuar kombëtares “Seleçao”, humbjen e dytë radhazi, gjatë këtyre kualifikueseve. Golin e parë të sfidës e gjetën pikërisht këta të fundit, me “fantazistin” e Arsenal, Gabriel Martinelli, që shfrytëzon mirë një pasim të Vinicius Junior, për të çuar topin në rrjetë, që në minutën e 4’-t, por një dopjetë e “yllit” të Liverpool, Luis Diaz, në minutat 75’ e 79’ shkatërroi gjithçka për djemtë e teknikut Diniz, duke “vulosur” disfatën e radhës.

Përsa i përket renditjes së përgjithshme, Brazili tashmë pozicionohet në vendin e 5-të të renditjes, me 1 pikë më pak se Venezuela dhe 2 më pak se Kolumbia e vendit të 3-të.

Në krahun tjetër, Uruguai pozicionohet në vendin e 2-të të tabelës, me 9 pikë, ndërsa Argjentina, kampionia e botës në fuqi mbetet në vendin e parë me plot 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco