Protagonist në përballjet e tetorit, Lautaro zgjidhet 'lojtari më i mirë i muajit'

Protagonist në përballjet e tetorit, Lautaro zgjidhet 'lojtari më i mirë i muajit'

09:56, 11/11/2023

Ashtu siç pritej, “bomberi” argjentinas i “zikaltërve” të Inter, Lautaro Martinez është shpallur lojari më i mirë i muajit tetor, në kampionatin italian të futbollit, Serie A, ku padyshim nuk ka munguar as rivaliteti për kapitenin e nënkampionëve të Evropës.

Në votim, sulmuesi i Inter ishte përpara qendërmbrojtësit brazilian, Bremer nga Juventus, anësorit gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia nga Napoli, “fantazistit” italian, Riçardo Orsolini nga Bolonja, anësorit amerikan Christian Pulisic nga Milan dhe mesfushorin argjentinas, Matias Soule nga Frosinone.

“Demi” i sulmit të Inter triumfoi falë dy golave vendimtar të shënuar, teksa ishte vendimtar në 2 nga 3 përbaljet e “zikaltërve”, më konkretisht në barazimin, 2 me 2, ndaj Bologna dhe fitores 0 me 3, ndaj Torino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco