Rikthimi i shumëpritur/ Ibrahimoviç, ‘superkëshilltari’ i ri i Milanit

Rikthimi i shumëpritur/ Ibrahimoviç, ‘superkëshilltari’ i ri i Milanit

21:59, 09/11/2023

Zlatan Ibrahimoviç, autor i 93 golave në 163 ndeshje me Milanin, është një hap larg rikthimit.

Këtë herë, padyshim jo si futbollist, duke qenë se doli në pension qershorin e kaluar, por në një rol të ri drejtues.

“Corriere della Sera” nënvizoi se si suedezi ka arritur një marrëveshje me Xherri Kardinalen, partner menaxhues i fondit “RedBird” dhe pronar i klubit kuqezi.

Suedezi nuk do të hyjë në organogramën e klubit, por do të jetë një “superkëshilltar” që do të bëjë lidhjen mes pronarit dhe skuadrës.

Mbetet për t’u kuptuar saktësisht se cili do të jetë roli i tij, por rikthimi i Ibrahimoviçit te Milani është vërtet gjithnjë e më afër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco