Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Tifozët e Astanës reagojnë ashpër pas barazimit me Ballkanin: Ndeshja nuk ja vlente të shihej

Tifozët e Astanës reagojnë ashpër pas barazimit me Ballkanin: Ndeshja nuk ja vlente të shihej

20:22, 09/11/2023

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Astanas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës ka barazuar pa gola 0-0 me Astanën, në stadiumin “Astana Arena” në Kazakistan.

Pas ndeshjes kanë reaguar tifozët e skuadrës që kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit.

“Astana po i humb tifozët. Ndeshja me Ballkanin nuk ia ka vlejtur të shikohet. Ne nuk kemi mundur të bëjmë asnjë gjuajtje në portë. Legjionarët të gjithë janë sikur drunj. Ne nuk e merituam fitoren. Të gjithë shkoni në pushime dhe mos u poshtëroni më. Babyan jashtë! Me një paraqitje të tillë poshtëruese, ne ishim me fat që nuk pranuam gol”, thuhet në reagimin e tifozëve të Astanas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco