VIDEO/ Skena të frikshme në Champions, tifozët e Benfikës gjuajnë me flakadanë në tribunën e spanjollëve

VIDEO/ Skena të frikshme në Champions, tifozët e Benfikës gjuajnë me flakadanë në tribunën e spanjollëve

21:15, 08/11/2023

Ndeshja e sotme mes Real Sociedad dhe Benfikës në Ligën e Kampioneve, përveçse dekretoi eliminimin e skuadrës portugeze nga turneu, do të ketë pasoja të rënda për klubin për shkak të sjelljes së tifozëve të saj.

Ultrasit portugezë të pranishëm në stadiumin “Reale Arena” kanë qenë të pakënaqur me rezultatin e ndeshjes teksa shihnin ekipin e tyre që mundej dhe këtë pakënaqësi e kanë shprehur në mënyrën më të gabuar, duke hedhur fishekzjarrë mbi mbështetësit e skuadrës vendase.

Të rreshtuar në një nga tribunat e sipërme të stadiumit spanjoll, ata kanë hedhur vazhdimisht flakadanë të ndezur mes tifozëve spanjollë që gjendeshin poshtë tyre, një pjesë e të cilëve familjarë të cilët janë terrorizuar nga kjo situatë.

Këto ngjarje i bashkohen atyre të ditës së sotme ku ultrasit e Benfikës kishin shkaktuar trazira në rrugët e qytetit para sfidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco