Mbyllen dy ndeshjet e para të Championsit, surprizë në Napoli

Mbyllen dy ndeshjet e para të Championsit, surprizë në Napoli

20:51, 08/11/2023

U luajtën dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme të Champions League, Real Sociedad-benfica dhe Napoli-union Berlin.

Skuadra e Benfikës e kishte nisur me shumë pretendime këtë edicion të Ligës së Kampioneve, por klubi portugez është matematikisht i eliminuar që pas ndeshjes së katërt në grupe, teksa ka regjistruar katër humbje radhazi.

E katërta ishte sot në transfertën përballë Real Sociedad 3-1, që i dominoi në të gjitha aspektet duke shënuar tre gola që në pjesën e parë të takimit.

Goli i Rafa Silva në pjesën e dytë shërbeu vetëm për statistikë, pasi portugezët tani duhet të mendojnë vetëm nëse mund të arrijnë vendin e tretë e të kalojnë në Ligën e Europës.

Ndërkaq, Napoli është ndalur në shtëpi nga Union Berlin në barazimin 1-1 edhe pse dominoi ndeshjen.

Kështu, skuadra italiane ka shtyrë për momentin kualifikimin të paktën deri në ndeshjen e radhës, për të qenë i sigurt matematikisht për fazën me eliminim direkt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco