UEFA u beson arbitrave shqiptarë ndeshjen e rëndësishme të Europa League

UEFA u beson arbitrave shqiptarë ndeshjen e rëndësishme të Europa League

18:14, 08/11/2023

Arbitrave shqiptarë u besohet një tjetër ndeshje e rëndësishme e kompeticioneve të UEFA-s.

Enea Jorgji, kryesor, dhe ndihmësit e tij anësorë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj (Florian Lata arbitri i katërt) do të vendosin drejtësi në përballjen e raundit të katërt të fazës së grupeve të Europa League-s mes Sportingut të Lisbonës dhe Rakow, që do të luhet këtë të enjte.

Në VAR do të jetë spanjolli Juan Martinez Munuera dhe AVAR arbitri holandez, Dennis Higler.

Ndeshjen e fundit e rëndësishme e gjykuar nga trupa shqiptare ishte ajo mes Young Boys dhe Leipzigut në fazën e grupeve të Championsit, më 24 shtator.

Një sukses i jashtëzakonshëm për arbitrat shqiptarë, që duket se po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në kompeticionet e rëndësishme europiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco