Zbardhet biseda mes Benzema dhe Nuno Espirito Santos që e çoi trajnerin drejt shkarkimit

Zbardhet biseda mes Benzema dhe Nuno Espirito Santos që e çoi trajnerin drejt shkarkimit

16:38, 08/11/2023

Largimi i Nuno Espirito Santos nga drejtimi i Al-Ittihadit ndoshta u shkaktua nga një debat me Benzemanë në humbjen në Bagdad, kundër Al-Quwa Al-Jawiya, 0-2, në Ligën e Championsit Aziatik.

Pikërisht prishja e marrëdhënies me trajnerin e la në pozitë shumë të brishtë portugezin.

Gazeta saudite “Al-Riyadiyya” zbulon këtë të mërkurë përmbajtjen e diskutimit që u zhvillua në pjesën e parë, kur skuadra po humbte 0-1.

Nuno Espirito Santo kritikoi sulmuesin francez: “Ti je një lojtar i madh, por dukesh pak dembel kur bëhet fjalë për të bërë presion ndaj kundërshtarit”.

Përgjigjja e francezit ishte: “Mos fol vetëm me mua, fol me gjithë grupin”, gjë që rriti pakënaqësinë e portugezit: “Ti je kapiteni, modeli për lojtarët e tjerë dhe lojtari më i rëndësishëm, duhet të marrësh iniciativën dhe të jesh shembull për të gjithë”.

I njëjti burim thekson se Benzema ishte i pakënaqur prej disa javësh dhe tashmë kishte bërë që drejtuesit të ndienin se trajneri, i cili e udhëhoqi Al Ittihad drejt titullit sezonin e kaluar, tani nuk e kishte në kontroll skuadrën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco