Gabon dhe promovohet, kush është arbitri që po 'përçan' Anglinë

Gabon dhe promovohet, kush është arbitri që po 'përçan' Anglinë

15:54, 08/11/2023

 

Polemika në Angli për Antony Taylor, arbitrin që figuron si drejtues i garës më të rëndësishme të fundjavës që vjen Chelsea-Manchester City, edhe pse vetëm pak ditë më parë ishte ulur në gradë për gabimet e tij duke u dërguar të arbitronte në kategorinë inferiore te Championship.

Një situatë e çuditshme në lidhje me arbitrin që u kritikua aq shumë nga Mourinho për gabimet në finalen e Europa League mes Sevilla-s dhe Romës. Arbitri anglez që nga ajo kohë ka vazhduar të bëhet protagonist i gabimeve të vazhdueshme deri sa u dërgua në Championship, por tanimë në mënyrë surprizuese rikthehet menjëherë në Premier League dhe me një sfidë të madhe si ajo mes Chelsea dhe Manchester City.

Kohët e fundit Taylor ka gabuar në ndeshje të ndryshme, ai gaboi në sfidën mes Turqisë dhe Kroacisë, pastaj si arbitër i katërt në një ndeshje të Liverpool kundër Klopp dhe në fund gjatë Newcastle – Wolverhampton gabim ky që i kushtoi zbritjen në Championship.

Ai u përfshi në polemika pasi akordoi një penallti të dyshimtë kundër Wolves, që i mundësoi Newcastle të merte avantazhin në pjesën e parë. Gjithsesi pavarësisht gjithë gabimeve emri i tij është shfaqur si drejtues i garës për Chelsea-Manchester City sfidën e madhe të javës së 12-të të Premier League.

Një vendim i pashpjegueshëm që ka gjeneruar polemika në Angli, pasi një ndeshje shumë delikate i është besuar një arbitri që vazhdon të gabojë, me rrezikun që ta përsërisë diçka të tillë sërish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco