Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Manchester United eliminohet nga Carabao Cup, Newcastle bind dhe siguron fazën çerekfinale

Manchester United eliminohet nga Carabao Cup, Newcastle bind dhe siguron fazën çerekfinale

23:39, 01/11/2023

West Ham triumfon me rezultatin 3-1 ndaj Arsenal dhe siguron kualifikimin në fazën çerekfinale të Carabao Cup, ndërsa “The Gunners” e mbyllin në raundin e 1/8-ave këtë rrugëtim.

Skuadra e Moyes mori avantazhin në minutën e 16’, me një autogol të White, duke e mbyllur fraksionin hapës në avantazh.

Në pjesën e dytë “Hammers” u treguan edhe më kërkues dhe ia dolën të shënonin golin e sigurisë në minutën e 50’ me Kudus, teksa vetëm dhjetë minuta më pas Bowen shënoi golin e tretë për West Ham.

Nga ana tjetër, te Arsenal rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Odegaard, një gol që vlen vetëm për statistikat personale të lojtarit.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-1, me West Ham që kalon në çerekfinale, teksa Arsenal eliminohet nga Carabao Cup.

Nga ana tjetër, kampioni në fuqi i Carabao Cup, Liverpool merr një fitore mes vuajtjeve në transfertë, duke u kualifikuar në çerekfinale dhe eliminon Bournemouth. Ekipi i Klopp fitoi e rezultatin 1-2, në një takim që rezultoi shumë i luftuar.

Sfida u zhbllokua në minutën e 31’, me Gakpo që ka kaloi “The Reds” në avantazh.

Vendasit tentuan të reagojnë dhe barazuan me Kluivert në minutën e 64’, megjithatë Liverpool reagoi shpejt dhe rimori avantazhin në minutën e 70’ me Nunez.

Në fund gjithçka përfundoi me rezultatin 1-2, me Bournemouth që eliminohet, teksa Liverpool kalon në çerekfinale të Carabao Cup.

Teksa Manchester United mundet nga Newcastle dhe eliminohet nga Carabao Cup, me miqtë që bindën me rezultatin 0-3 dhe siguruan fazën çerekfinale.

Newcastle diktoi ritmin e sfidës, të cilën e zhblokoi me Almiron në minutën e 28’, teksa në minutën e 36’ Hall dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Pjesa e dytë po ashtu foli për miqtë, që në minutën e 60’ realizuan golin e tretë me Willock dhe vulosën këtë takim.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-3, me Manchester United që e mbyll këtu rrugëtimin në Carabao Cup, teksa Newcastle siguron fazën çerekfinale.

Chelsea u kualifikua në çerekfinale pasi fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Blackburn, teksa Fulham triumfoi në transfertë me rezultatin 1-3 ndaj Ipswich.

West Ham-Arsenal (3-1) 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco