Maqedoni e Veriut/ Struga ‘shkatërron’ Vardarin dhe afrohet me kreun

Maqedoni e Veriut/ Struga ‘shkatërron’ Vardarin dhe afrohet me kreun

15:23, 01/11/2023

Struga fiton 4-0 përballë Vardarit dhe tashmë ndodhet vetëm një pikë larg kreut në Maqedoninë e Veriut, që ndahet mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Kampionët në fuqi “shpërthyen” në pjesën e dytë me katër gola të realizuar, duke reaguar në mënyrën më të mirë pas humbjes 2-1 me Gostivarin.

Besart Ibraimi zhbllokoi takimin, teksa më pas erdhën edhe golat e Mentor Mazrekajt dhe Flamur Tairit për ekipin e Shpëtim Duros.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut vijon të dominohet nga skuadrat shqiptare, me tri prej tyre që po garojnë me njëra-tjetrën për fitimin e titullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco