Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Pep Guardiola i ofroi këshilla Man Utd se çfarë të bëjë me Erik ten Hag

Pep Guardiola i ofroi këshilla Man Utd se çfarë të bëjë me Erik ten Hag

11:17, 29/10/2023

Pep Guardiola i ka ofruar Manchester United këshilla se çfarë të bëjë me Erik ten Hag, pas fillimit të dobët të Djajve të Kuq.

Pas shtatë ndeshjeve të sezonit, Djajtë e Kuq kishin fillimin e tyre më të keq në 34 vjet. Megjithatë, ata kanë fituar tre ndeshje radhazi që atëherë.

Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola, megjithatë, mendon se Ten Hag duhet të lihet të punojë nëse Manchester United dëshiron të ketë sukses.

Image

“Nëntë vjet. Duhet kohë. United janë në gjendje të fitojnë pesë ose gjashtë ndeshje radhazi dhe nëse e bëjnë këtë do të jenë në krye. Lëreni trajnerin të punojë, siç më lejuan mua në sezonin tim të parë kur nuk fituam”.

“Ne kishim 10 ose 11 lojtarë mbi 30 vjet, kështu që ne duhej të sillnim energji dhe cilësi dhe investuam, ashtu si investojnë të gjitha skuadrat. Ata më mbështetën dhe kjo është e njëjta gjë. Jepu kohë trajnerëve dhe ata do ta bëjnë mirë”, ka thënë Guardiola.

Ndërsa komentet ishin mbështetëse ndaj homologut të tij, Guardiola gjithashtu e bëri të qartë se ai nuk do të Manchester United të jetë në krye.

“Ndoshta të mos dominonin në të ardhmen në mënyrën se si Sir Alex Ferguson E bënte, sepse atëherë kishte dy ose tre ekipe dhe tani ka më shumë, me shumë trajner të jashtëzakonshëm. Ndoshta jo në atë mënyrë, por nëse ata marrin vendime të mira me hierarkinë, drejtorin sportiv, trajnerët dhe lojtarët në të njëjtat ide, mund ta bëjnë”, ka nënvizuar trajneri.

Dy rivalët e qytetit do të ndeshen sot në Old Trafford.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco