Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

VIDEO/ Vlera e pabesueshme e parave që ka fituar Tyson Fury pas përballjes me Ngannoun

VIDEO/ Vlera e pabesueshme e parave që ka fituar Tyson Fury pas përballjes me Ngannoun

09:27, 29/10/2023

Tyson Fury ka marrë një fitore të vështirë përballë Francis Ngannou me pikë të gjyqtarëve.

Edhe pse e nisi mirë duelin, Fury gjatë kalimit të raundeve filloi të vuante përballë Ngannou i cili në një moment arriti ta rrëzonte edhe në tokë.

Në fakt britaniku u rrëzua në tokë dy herë duke i befasuar të gjithë në sallë, por ai u ngrit për ta fituar në fund luftën pas 10 raundeve me gjyqtarët që i dhanë fitoren 96-93, 95-94 dhe 94-95.

Pas kësaj fitore Fury ka shtuar edhe më shumë pasurinë e tij, pasi vlera që ka fituar nga kjo përballje ka qenë e pabesueshme.

Boksieri britanik ka fituar 50 milionë euro nga kjo përballje, me këtë shumë që pritet të rritet edhe më shumë nga biletat dhe sponsorët.

Në anën tjetër fitimet për kamerunasin Francis Ngannou kanë qenë pesë herë më të vogla se Tyson Fury.

Ngannou ka fituar 10 milionë euro nga përballja e tij e parë në boksin profesionist, pasi kamerunasi më parë ka qenë një luftëtarë në UFC dhe kampion i peshave të rënda në këtë sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco