Manuel Neuer rikthehet pas më shumë se 10 muajve të mbrojë portën e Bayernit

Manuel Neuer rikthehet pas më shumë se 10 muajve të mbrojë portën e Bayernit

19:25, 27/10/2023

Manuel Neuer pritet që të startojë për Bayern Munich të shtunën (nesër), pas më shumë se 10 muaj mungesë për shkak të thyerjes së këmbës.

Trajneri Thomas Tuchel konfirmoi lajmin përpara ndeshjes kundër Darmstadt duke thënë: “Përderisa asgjë nuk ndodh në stërvitje, ai do të luajë nesër. Ai është i emocionuar, ne të gjithë jemi të emocionuar”.

Do të bëhen 350 ditë që kur Neuer u paraqit për herë të fundit për “Bavarezët”.

“Unë mund ta ndjej emocionin dhe klasin e tij. Ai po e shijon atë tani dhe mund të jetë krenar për veten. Rikthimi i tij është shumë mbresëlënës. Jam i bindur se ai do të kthehet shpejt në top formë”, shtoi Tuchel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco