Empoli triumfon me Fiorentinën, mbrëmje magjike për Etrit Berishën

Empoli triumfon me Fiorentinën, mbrëmje magjike për Etrit Berishën

22:53, 23/10/2023

Mbrëmje magjike për portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, që ishte i pakalueshëm te Empoli në duelin ndaj Fiorentinës, ku skuadra e gardianit shqiptar arriti të triumfonte me rezultatin 0-2.

Ky ishte suksesi i dytë në kampionat për Empolit, për të cilën meritë absolute ka padyshim Berisha, i cili fale ndërhyrjeve të sakta arriti të mbante portën e paprekur, duke neutralizuar 6 gjuajtjet në kuadrat të vendasve.

Në fund shqiptari rezultoi lojtari me notën më të lartë. Një ndeshje për në kornize kjo e 34-vjeçari që po fiton zemrat e tifozëve të Empolit.

Golat e fitores për skuadrën e Andreacolit i realizoi Kaputo dhe Giasi në minutat 21 dhe 81.

Për sa i përket dy futbollistëve të tjerë shqiptarë, Ismajli mungonte për shkak të një dëmtimi, ndërkohë që Stiven Shpendi nuk ishte i disponueshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco