Dy klubet e njohura europiane në garë për Arijanet Muricin

Dy klubet e njohura europiane në garë për Arijanet Muricin

22:05, 23/10/2023

Arijanet Muric mund të largohet nga Burnley gjatë merkatos së janarit.

Portieri kosovar nuk është zgjedhja e parë e Vincent Kompany këtë sezon.

Ai ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitje në Premierligë.

Murici numëron vetëm dy paraqitje deri më tani. Të dy paraqitjet e tij u regjistruan në Kupën EFL.

Kësisoj, 24-vjeçari mund të ndryshojë ambient në merkaton dimërore, pasi ka patur interesim nga disa klube të njohur europiane.

Sipas gazetarit të njohur gjerman, Florian Plettenberg, Murici është i përqendruar te Burnley, por ai dëshiron të luajë të rregullisht.

Union Berlin dhe Sevilla janë klubet e interesuara për shërbimet e tij, pasi e vlerësojnë shumë lart portierin dardan.

Klubet në fjalë mund të kërkojnë huazimin e tij në janar, duke përfshirë në marrëveshje edhe opsionin e blerjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco