Miliona euro për finalen e Championsit

Miliona euro për finalen e Championsit

21:12, 08/05/2024

Reali i Madridit dhe Bayerni i Mynihut nuk po luajnë vetëm për një vend në finalen e madhe në Londër më 1 qershor.

Ata kanë gjithashtu në tryezë një çmim të majmë financiar që UEFA ia shpërndan çdo ekipi finalist.

Kualifikimi në finalen e madhe do të sillte gjithashtu një dorë të mirë milionash për dy finalistët.

Si Reali dhe Bayerni, shtuar këtu dhe PSG-në e Dortmundin kanë siguruar tashmë 12.5 milionë euro vetëm duke arritur në gjysmëfinale dhe tani mund të arrijnë një shtesë prej 15.5 milionë euro duke arritur në finalen e madhe.

Pikërisht dy skuadrat që po përballen me njëra-tjetrën sonte, Reali i Madridit dhe Bayerni i Mynihut janë dy klubet që kanë fituar më shumë në këtë Champions League.

“Los blancos” kanë arkëtuar 103 milionë euro dhe Bayerni është afër 100 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco