Një penallti e nderon në fund, Fiorentina kualifikohet në finalen e Ligës së Konferencës

Një penallti e nderon në fund, Fiorentina kualifikohet në finalen e Ligës së Konferencës

20:44, 08/05/2024

Fiorentina ka shkuar për të dytin vit radhazi në finalen e Ligës së Konferencës, ku këtë radhë do të tentojë të bëjë më mirë se në edicionin e kaluar ku u mund nga West Hami.

Skuadra italiane kaloi me vështirësi në gjysmëfinale Klub Bryzhin, në një sfidë që i buzëqeshi vetëm në minutat e fundit të saj.

Pas fitores 3-2 në sfidën e parë në Itali, Fiorentina kishte një avantazh minimal për duelin e dytë në Belgjikë.

Por ai u zhduk kur Vanaken gjeti golin për skuadrën belge që në minutën e 20-të të sfidës.

Kjo bëri që Fiorentina të hidhej me shumë forca në sulm dhe të kërkonte me çdo kusht barazimin.

Ajo shpërdori shumë raste që krijoi, edhe pse dominoi takimin. U desh një penallti e transformuar saktësisht nga Beltran në minutën e 85-të, që skuadra italiane të barazonte shifrat dhe merrte epërsinë në golavarazhin e përgjithshëm të duelit, duke siguruar kështu kalimin në finale për të dytin vit radhazi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco