VIDEO/ Ndeshje e madhe boksi në Londër, vëllezërit Bakaj përballë kundërshtarëve

21:54, 08/05/2024

Shqipëria kohët e fundit është duke nxjerrë lojtarë të talentuar në fushën e boksit.

Një ‘yll’ i ri është duke shkëlqyer në boten e boksit. Ai është djaloshi 24 vjeçar nga Lezha, Amarildo Bakaj.

Po të shikoni videot e tij, do të habiteni se sa shpejtë i lëshon grushtat në drejtim të kundërshtarit apo në drejtimin e thesit të boksit.

Zakonisht, boksierët njihen për grushta të fuqishëm, por Amarildo i ka të dyja, shpejtësi dhe forcë.

Bakaj ka 43 ndeshje në boksin amator dhe 10 ndeshje në boksin profesionist, te 10-ta te mbyllura me fitore me nokaut

‘Synimi im është të fitoj titullin e kampionit të botës dhe të flas shqip midis ringut botëror. Dua të bëj krenar familjen dhe të gjithë shqiptarët’, është shprehur ai.

Me date 12 Maj vëllezërit Bakaj ndeshen ne arenën Londineze, ‘Harroë Leisure Center’.

Ndeshja e parë

Sheriff Lawson vs Malam Valera - Super Middleweight

Ndeshja e dytë

Courtney Bennet vs Dominik Musil – Heavywight

Ndeshja e tretë

Anees Tai vs Ryan Labourn - Cruiserweight

Ndeshja e katërt

Roberto Bakaj vs Abraham Tabul – Cruiserweight

Ndeshja finale 

Amarildo Bakaj vs Joshua Quartey – Light Heavyweight

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco