Real-Bayern/ S’ka gol në pjesën e parë, shihni statistikat

Real-Bayern/ S’ka gol në pjesën e parë, shihni statistikat

21:50, 08/05/2024

Në “Santiago “Bernabeu” po luhet gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes Real Madridit dhe Bayernit të Mynihut, shkruan Syri.net.

Të dy ekipet në pjesën e parë përveçse u mbrojtën mirë, u munduan edhe të shënojnë, madje madrilenët goditën edhe shtyllën.

Megjithatë gol nuk pati dhe 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 2-2 dhe gjithçka vazhdon të jetë e hapur për finalistin që do të luajë në “Wembley” me Borusian e Dortmund më 1 qershor.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e fraksionit të parë të lojës.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco