Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kualifikim dramatik i Realit në finale, gafa e Neuer dhe një gol i dyshimtë eliminojnë Bayernin

Kualifikim dramatik i Realit në finale, gafa e Neuer dhe një gol i dyshimtë eliminojnë Bayernin

23:07, 08/05/2024

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League në mitikun “Wembley” më 1 qershor.

“Los Blancos” iu falën dygolëshit të vonë të Joselut për të thyer dhe eliminuar Bayern Munchen.

Sulmuesi 34-vjeçar erdhi nga stoli dhe realizoi dy gola historikë, duke zhvlerësuar eurogolin e Alphonso Davies.

Pas avantazhit të bavarezëve, Joselu barazon duke përfituar nga gafa e Neuer.

Më pas, nga një pozicion i dyshimtë, sërish Joselu shënon, duke i dhuruar kualifikimin madrilenëve.

Sukses i jashtëzakonshëm i Realit të Madridit. Rekordmenët e turneut më të rëndësishëm për klube me 14 suksese.

Djemtë e Carlo Ancelottit, do të luajnë finalen e 6-të në 10 vitet e fundit. Pesë të parat i kanë fituar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco