Mesi bën bilancin amerikan: Jam krenar për atë që kemi arritur në këtë sezon

Mesi bën bilancin amerikan: Jam krenar për atë që kemi arritur në këtë sezon

21:56, 23/10/2023

Për Lionel Mesin sezoni i tij i parë, ose më saktë gjysmë sezoni, në ligën profesioniste amerikane MLS League mund të quhet i mbyllur.

Ai iu bashkua në verë klubit të tij Inter Miami, kur sezoni kishte luajtur një pjesë të madhe të tij.

Dhe pavarësisht sforcos dhe nisjes së shkëlqyer me Inter Miamin, në fund klubi nga Florida nuk mundi të siguronte një vend në “play off”.

Por Mesi nuk e ka quajtur një zhgënjim gjysmë sezonin e tij në Miami.

“Jam krenar për atë çfarë kemi arritur në këtë sezon. Me punën dhe mundimin e të gjithëve mundëm të fitonim trofeun e parë në historinë e klubit, arritëm në një tjetër finale Kupe dhe iu afruam shumë ‘play off’-it, duke luftuar praktikisht deri në ndeshjen e fundit. Tani objektivi ynë është të punojmë edhe më fort që sezoni i ri të jetë më i suksesshëm.

Dua të falënderoj të gjithë në Miami për mbështetjen që më kanë dhënë dhe më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Jam i bindur se së bashku do të fitojmë shumë në të ardhmen”, shkroi ai në profilin e tij në rrjetet sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco