Brahim Diaz pendohet për transferimin te Real Madridi, do kthimin te Milani

Brahim Diaz pendohet për transferimin te Real Madridi, do kthimin te Milani

18:26, 23/10/2023

Brahim Diaz ëndërron të kthehet te Milani. Ky është lajmi që është përhapur në mediat spanjolle.

Sipas “ElNacional.cat”, fantazisti i cili u largua nga klubi italian drejt Real Madridit, është mërzitur nga aktivizimi i tij i pakët nga trajneri Carlo Ancelotti.

Ai kishte shkuar te Reali me qëllimin që të bëhej protagonist atje, por për momentin ka luajtur vetëm 119 minuta, të shpërndarë në 9 ndeshje të ndryshme.

Ndaj raportohet se ai po mendon që të largohet në janar.

I njëjti portal bën të ditur se Aston Villa ka shfaqur interes për transferimin e tij në Angli, pasi mendon se ka karakteristikat e duhura për të shkëlqyer në Premier Ligë.

Por vetë futbollist dëshiron të kthehet në një ambient të njohur si ai i Milanit, ku ka shprehur të gjithë aftësitë e tij dhe është përshtatur mirë me grupin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco