Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Serie A shet të drejtat televizive për 5 sezonet e ardhshme, shpërthen presidenti i kampionëve

Serie A shet të drejtat televizive për 5 sezonet e ardhshme, shpërthen presidenti i kampionëve

17:27, 23/10/2023

“Tym i bardhë” në Asamblenë Italiane të Futbollit, që më në fund ka shitur të drejtat televizive për 5-vjeçarin e ardhshëm 2024-2029.

Prej javës klube të ndryshme dhe Liga negocionin me transmetues të ndryshëm, për të rritur sa më shumë ofertën, teksa duket se në fund u pranua ajo e dyshes DAZN-Sky, që kanë ofruar 900 milionë euro në sezon.

DAZN do të paguajë 700 milionë euro për të transmetuar të plotë kampionatin italian, teksa 7 ndeshje do t’i ketë ekskluzive, ndërsa tre të tjerat do të transmetohen edhe në ekranin e Sky Sport, që do të paguajë vetëm 200 milionë euro në vit.

Media italiane raporton se 17 nga 20 klubet kanë votuar në favor të kësaj oferte, teksa një nga klubet kundër ka qenë pikërisht Napoli, me presidentin De Laurentiis që ka reaguar ashpër në mbledhjen e Ligës.

“Ky vendim është një humbje e futbollit italian, që në këtë mënyrë do të vdesë. Këto dy platforma e shesin futbollin italian bashkë me produkte të tjera, qofshin këto kompeticione futbollistike, ose jo, ndaj vlera e vërtetë e Serisë A nuk do të dihet kurrë”, tha ndër të tjera De Laurentiiis.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco