VIDEO/ U përplasën në Sevilla-Real, mësohet se çfarë i thanë njëri-tjetrit Sergio Ramos dhe Rudiger

VIDEO/ U përplasën në Sevilla-Real, mësohet se çfarë i thanë njëri-tjetrit Sergio Ramos dhe Rudiger

22:40, 22/10/2023

Ndeshja mes Sevillas dhe Real Madridit e zhvilluar të shtunën që u mbyll 1-1, kishte një moment tensioni mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Në krye të kësaj përplasje ishin mbrojtësit Sergio Ramos (Sevilla) dhe Antonio Rudiger (Real Madrid).

Përmes leximit të buzëve, mediat spanjolle kanë treguar se çfarë fjalësh kanë shkëmbyer dyshja.

“Shihemi jashtë… shiko, po dridhem nga frika”, i ka thënë spanjolli Antonio Rudigerit gjatë përplasjes së tyre.

“Shihemi jashtë”, u përgjigj Rudiger, duke qeshur.

Fatmirësisht nuk pati asnjë zënkë pas fishkëllimës së fundit. Në vend të kësaj, dy mbrojtësit u përqafuan me njëri-tjetrin.

Për më tepër, Sergio Ramos thuhet se shkoi në dhomat e zhveshjes së Real Madridit për të biseduar me miqtë e tij të vjetër pas ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco