Serie A/ Atalanta rikthehet te suksesi, fiton pastër ndaj Genoas

Serie A/ Atalanta rikthehet te suksesi, fiton pastër ndaj Genoas

21:21, 22/10/2023

Atalanta bind me rezultatin 2-0 ndaj Genoas, duke u rikthyer te suksesi në kampionat, ndryshe nga skuadra e Gilardinos numëron ndeshjen e tretë pa fitore.

Sfida e vlefshme për javën e nëntë të Serie A rezultoi shumë e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.

Deri në minutën e 68-të takimi vazhdoi me barazimin 0-0 dhe ishte pikërisht ajo minutë, kur Lookman gjeti rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar këtë sfidë.

Të dyja skuadrat vazhduan sulmet deri në përfundim të këtij takimi dhe sërish ishte Atalanta që mundi të gjente rrugën drejt rrjetës, me Ederson që vulosi sfidën në minutën e 90+5′.

Një ndeshje shumë të mirë bëri edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalanta-s.

Pas këtij takimi Atalanta ngjitet në vend të gjashtë me 16-të pikë, teksa Genoa renditet në vend të 15-të me tetë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco