VIDEO/ Goli i dytë, një tjetër talent shqiptar po shkëlqen në Bundesligë

VIDEO/ Goli i dytë, një tjetër talent shqiptar po shkëlqen në Bundesligë

22:03, 22/10/2023

Pas Grudës dhe Berishës, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare po spikat në Bundesligë.

Bëhet fjalë për Elvis Rexhbeçaj, i cili gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit gjerman, me fanellën e Augsburgut, në triumfin 2-5 ndaj Hedenheimit të arritur ditën e sotme. 

Mesfushori shënoi golin e pestë për skuadrën e tij në minutën e 88-të të sfidës, duke u treguar i saktë na pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte goli i dytë në 8 ndeshjet e kampionatit për 25-vjeçarin i cili është shndërruar në një titullar te skuadra e Augsburgut. 

Shqiptari ka disa sezone që luan në Bundesligën gjermane, teksa tashmë shpreson në ndonjë hap tjetër të madh në karrierën e tij.

https://streamin.one/v/a71ed4b8

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco