Xhuliano Skuka ‘thyen mallkimin’ në kampionatin slloven

Xhuliano Skuka ‘thyen mallkimin’ në kampionatin slloven

18:24, 22/10/2023

Xhuliano Skuka më në fund ka thyer mallkimin që e ndiqte në kampionatin slloven, ku nuk ia kishte dalë ende të gjente golin e parë të tij prej shumë javësh me fanellën e Mariborit.

Pritja ka marrë fund sot, edhe pse në fakt ky gol i parë e ka lumturuar pjesërisht sulmuesin shqiptar.

Skuka e nisi ndeshjen e sotme ndaj skuadrës së Bravo nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 61-të në fushën e lojës, bashkë me ish-yllin e Serisë A, Josip Iliçiç i cili tashmë ka vazhduar karrierën në vendlindje pasi u largua nga Atalanta.

Pikërisht kjo dyshe ishte ajo që prodhoi në minutën e 68-të golin e barazimit të përkohshëm 1-1, pasi Iliçiç dha në vijimin e një goditje këndi pasimin për Skukën, i cili çoi topin në rrjetë. Megjithatë, skuadra e Mariborit nuk ia doli që të ruante të paktën barazimin dhe u godit në minutat e fundit nga një gol i dytë i vendasve, të cilët fituan ndeshjen me shifrat 2-1.

Xhuliano Skuka u transferua në merkaton e kësaj vere te Maribori nga Franca, aty ku aktivizohej me Metzin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco