E pabesueshme/ Ajaxi i madh ndodhet në zonën e rrezikut

E pabesueshme/ Ajaxi i madh ndodhet në zonën e rrezikut

16:44, 22/10/2023

Ajaxi ndodhet në një krizë totale, ndërsa pas nëntë javësh kampionat vuan në vend të parafundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

Skuadra e Stejin u mund me rezultatin 4-3 nga Utrecht këtë të diel, në ndeshjen që u shoqërua me tensione ndërprerje.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 44’, me Flamingo që kaloi ekipin e tij në avantazh.

Goli tjetër i këtij takimi u realizua në minutën e 48-të, ku Van der Hoorn dyfishoi avantazhin e vendasve.

Ajaxi provoi të reagonte me Hlynsson në minutën e 52-të, që rihapi sfidën, ndërsa po ai vetëm tre minuta më vonë shënoi golin e barazimit për Ajaxin.

Miqtë vazhduan me sulmet dhe në minutën e 65-të, ku Bergwijn kaloi ekipin e tij në avantazh.

I shpejtë ishte reagimi i vendasve që barazuan me Toornstra në minutën e 71-të.

Ndeshja u tensionua kur tifozët filluan të gjuanin me gota dhe objekte të tjera në drejtim të lojtarëve në minutën e 89-të, me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes, deri në momentin që situata u qetësua.

Sapo u rikthyen në fushë, në minutën e 90’ të lojës Fraulo vulosi sfidën, duke shënuar golin e katërt për vendasit dhe duke rikonfirmuar krizën e Ajax.

Pas javës së nëntë të Eredivisie, Utrecht renditet në vend të 16-të me gjashtë pikë, ndërsa Ajax në vend të 17-të me pesë pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco