Granit Xhaka shpjegon kritikat që bëri në Prishtinë: Nuk iu drejtova trajnerit, por ekipit dhe Federatës

Granit Xhaka shpjegon kritikat që bëri në Prishtinë: Nuk iu drejtova trajnerit, por ekipit dhe Federatës

23:24, 10/10/2023

Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka shpjeguar kritikat që i kishte bërë gjatë një prononcimi në Prishtinë pas takimit Kosovë-Zvicër, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

Mesfushori me prejardhje shqiptare theksoi se kritikat nuk kishin të bëjnë me trajnerin Murat Yakin, siç u raportua në mediat zvicerane, por për ekipin dhe shtëpinë e futbollit zviceran.

“Nuk bëhet fjalë për trajnerin, por për ekipin dhe Federatën” – shpjegoi fillimisht Xhaka.

“Infrastruktura e federatës aktualisht është e pamjaftueshme. Ambicia është e qartë dhe ne lojtarët thjesht kërkojmë fusha më të mira. Nëse nuk i ke kushtet më të mira, nuk mund të stërvitesh në mënyrë optimale”, ka shtuar Xhaka.

“Ne jemi mjaft të rritur për të pranuar kritikat herë pas here. Kjo është pjesë e saj”, theksoi mesfushori i Bayer Leverkusenit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco