Çekët i pret ‘ferri’ në ‘Air Albania’, portieri Solun: Duhet të jemi agresivë

Çekët i pret ‘ferri’ në ‘Air Albania’, portieri Solun: Duhet të jemi agresivë

20:17, 10/10/2023

Dy lojtarët të Kombëtares së Çekisë kanë folur dy ditë para ndeshjes “jetike” me Kombëtaren shqiptare të futbollit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria dhe Çekia do të ndeshen të enjten në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Mediat çeke kanë pyetur lojtarët për atmosferën e zjarrtë që krijohet nga tifozët shqiptarë në “Air Albania” dhe sa janë ata të përgatitur për atë që do t’i presë.

Mbrojtësi Brabec u shpreh optimist për fitore në kryeqendrën shqiptare, ashtu sikurse edhe Solun.

“Ne kemi luajtur tashmë një ndeshje me ta dhe e dimë se çfarë po kalojmë. Nga pikëpamja taktike, ndeshja nuk do të jetë shumë e ndryshme nga ne dhe nga kundërshtari. Besoj se do të tregojmë cilësi dhe do t’i zgjidhim disa situata më mirë se në shtëpi, se do të na çojë në një fitore të rëndësishme. Ne e dimë se ku kanë pasur rezerva, ne mund të përfitojmë nga kjo”, tha Jakub Brabec.

“Unë besoj në cilësinë tonë. Në shtëpi na shënuan gol nga distanca me një goditje të ‘pabesë’. Kjo mund të ndodhë edhe tani. Duhet të jemi agresivë, të shënojmë golin e parë dhe të shtojmë menjëherë të dytin për të mos lënë të ikë një rezultat i mirë. Besoj se do të përgatitemi mirë për ndeshjen”, thotë portieri Arisu Solun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco