Stuttgart ngjitet në krye të renditjes, Dortmundi zhyt në krizë Unionin e Berlinit

Stuttgart ngjitet në krye të renditjes, Dortmundi zhyt në krizë Unionin e Berlinit

18:05, 07/10/2023

Serhou Guirassy nuk ka të ndalur. Sulmuesi 27-vjeçar ka shënuar tre herë brenda 16 minutash në pjesën e dytë, duke përmbysur Wolfsburgun dhe ngjitur Stuttgartin në krye të renditjes me 18 pikë pas 7 javësh.

Futbollisti nga Guinea po rezulton një zbulim i vërtetë këtë sezon, pasi ka shënuar 13 gola në 7 ndeshje dhe falë tij fluturon edhe Stuttgart, që ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e luajtura këtë sezon.

Triumf me përmbysje realizoi edhe Borussia Dortmund, që mposhti 4-2 Unionin e Berlinit, duke zhytur plotësisht në krizë kryeqytetasit, të cilët regjistruan humbjen e 7 radhazi në të dy kompeticionet, Champions dhe Bundesligë.

Fulkrug hapi serinë e golave për Dortmundin, por miqtë nga Berlini u kundërpërgjigjën me anë të Gosens dhe Bonuccit, me këtë të fundit që shënoi me penallti, duke dërguar të tijtë në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë pjesa e dytë foli tërësisht për verdhezinjtë, që barazuan me anë të Schlotterbek dhe kompletuan përmbysjen me Brandt e Ryerson, duke marrë një fitore që i ngjit në vendin e dytë me 17 pikë.

Në sfidat e tjera, Darmstadti i Klaus Gjasulës triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Augsburg, me mesfushorin kuqezi që nuk ishte grumbulluar për një problem në ije, ndërsa Leipzig nuk shkoi përtej barazimit pa gola përballë Bochumit në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco